Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
Foto: Ilustrim

Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Kronika March 26, 2024 - 10:31

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar katër raste të dhunës në familje ku kryesisht viktimat janë femrat.

Kështu bëhet e ditur sipas njoftimit të Policisë së Kosovës. 

Rastet e " Dhunës në familje" janë raportuar në Prishtinë, dy raste në Graqanicë, si dhe një rast në Rahovec, raporton Zeri.info.

Prishtinë / 25.03.2024 – 06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar viktimën femër kosovare Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Graqanicë / 22.03.2024 – 18:45. Më 25.03.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se kishte kryer veprën e larcekur ndaj viktimave kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Graqanicë / 25.03.2024 – 15:30. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimat kosovarë. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rahovec / 25.03.2024 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimes femer kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri