Gjendet pa shenja jete një femër në Rahovec
Foto: Laura Hasani

Gjendet pa shenja jete një femër në Rahovec

Kronika March 26, 2024 - 10:17

Një femër në Rahovec është gjetur pa shenja jete.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më datën 24.03.2024 rreth orës 15:30 në Rahovec, raporton Zeri.info.

“Rahovec / 24.03.2024 – 15:30. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri