Kishte borxh, rrëmbehet një person në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Kishte borxh, rrëmbehet një person në Prishtinë

Kronika March 26, 2024 - 10:11

Një person dyshohet se është rrëmbyer nga një person tjetër, i cili dyshohet se kishte një detyrim ndaj tij.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 21:40, në Prishtinë dhe në raportin 24-orësh është iniciuar si “Rrëmbim”, raporton Zeri.info.

“Prishtinë / 25.03.2024 – 21:40. Lidhur me rastin në fjalë dyshohet se është rrëmbyer një mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte një detyrim ndaj një personi mashkull kosovar. Lidhur me rastin, sipas udhëzimit të prokurorit, është iniciuar rasti, ndërsa palët janë liruar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri