Një i lënduar nga aksidenti afër kazermës “Adem Jashari” në rrugën Fushë-Kosovë - Prishtinë [foto]

Një i lënduar nga aksidenti afër kazermës “Adem Jashari” në rrugën Fushë-Kosovë - Prishtinë [foto]

Kronika March 22, 2024 - 10:51

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe është lënduar një person, raporton Zeri.info.

“Rreth orës 09:20 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, ka konfirmuar Policia.

Aksidenti ka shkaktuar kolona të gjata për më shumë se një orë në këtë rrugë. /Zëri

Image

Image