Bënë për spital 21-vjeçarin në Selanik, dy nga pesë të arrestuarit janë shqiptarë

Bënë për spital 21-vjeçarin në Selanik, dy nga pesë të arrestuarit janë shqiptarë

Kronika March 12, 2024 - 12:37

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21-vjeçar në Selanik.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në zonën e Kyminës rreth orës 22:00, raportojnë mediat greke.

Për arsye ende të panjohura, të rinjtë kanë sulmuar me grushte dhe shkelma 21 vjeçarin, i cili për pasojë ka marrë plagë në kokë dhe trup dhe është dërguar menjëherë në një spital aty pranë.

21-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë. Të arrestuarit janë 17 deri në 22 vjeç. Deri më tani po shqyrtohet mundësia që autorët të kenë përdorur një objekt, si grusht hekuri që u gjet në vendngjarje. /abcnews