Gjakovë: Bënin gara, Policia merr masa ligjore ndaj ngasësve të automjeteve

Gjakovë: Bënin gara, Policia merr masa ligjore ndaj ngasësve të automjeteve

Kronika March 12, 2024 - 12:17

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka vazhduar edhe më tutje me aktivitete policore me qëllim ngritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor.

Sipas njoftimit të Policisë, Njësia Rajonale e Komunikacionit në Gjakovë më 11.03.2024 ka identifikuar dhe ndalur katër automjete në rrugët "Adem Jashari” dhe “Bujar Roka”, ngasësit e të cilave bënin gara shpejtësie, ku kishin bërë edhe shkelje të tjera të rregullave të trafikut.

“Ndaj këtyre ngasësve janë ndërmarrë masa bazuar në Ligjin për trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri