Bastiset sërish argjendaria në Prishtinë, rasti lidhet me grabitjen në Suharekë

Bastiset sërish argjendaria në Prishtinë, rasti lidhet me grabitjen në Suharekë

Kronika December 03, 2023 - 18:50

Bastiset sërish argjendaria në Prishtinë, rasti lidhet me grabitjen në Suharekë

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese, kanë kryer përsëri bastisje në argjendarinë në Prishtinë, pronari i së cilës u arrestua ditë më parë në lidhje me grabitjen në Suharekë.

Prokurorja e rastit Ervehe Gashi, ka deklaruar se janë ende në kërkim të personit të arratisur ditë më parë dhe se hetimet janë duke vazhduar.

E pyetur nëse do të ketë edhe të arrestuar të tjerë, ajo është përgjigjur se nuk mund të tregojë arsyet e bastisjes pasi që mund të dëmtohen hetimet operative.

“E gjitha kjo varet në bazë të rezultateve të hetimeve”, u shpreh ajo.

Policia e Kosovës edhe ditë më parë ka bastisur këtë argjendari, e cila pas arrestimit të pronarit është mbyllur.

Ndryshe, më 22 nëntor 2023 ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në Suharekë.

Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic.

Ndaj katër të pandehurve Bujar Basha, Leotrin Cakolli, Besart Istrefi dhe Trim Baraku të premten është caktuar 1 muaj paraburgim./Telegrafi