Rrokulliset me traktor, vdes një person në Klinë

Rrokulliset me traktor, vdes një person në Klinë

Kronika September 20, 2023 - 08:53

Një person ka vdekur pas një vetaksidenti me traktor në fshatin Qabiq të Klinës.

Sipas raportit të Policisë, viktima është rrokullisur me traktor në pyll dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore, nga të cilat ka vdekur në Spitalin e Pejës.

“Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës dhe më pas nga mjekët është informuar se viktima ka vdekur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri