Gjendet pa shenja jete një person në Kamenicë
Foto: Zëri / Ilustrim

Gjendet pa shenja jete një person në Kamenicë

Kronika July 18, 2023 - 08:40

Një person është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 18:47, në fshatin Kremenatë, në Kamenicë.

Tutje sipas raportit të Policisë së Kosovës thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i cila ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin, ndërsa pritet vendim i prokurorit për veprime të tjera”, thuhet në raport.