U nis drejt Italisë për transplantim zemre, 15-vjeçari nga Korça humb betejën me sëmundjen e rëndë

U nis drejt Italisë për transplantim zemre, 15-vjeçari nga Korça humb betejën me sëmundjen e rëndë

Kronika June 08, 2023 - 10:42

I mituri nga Korça, Florisel Gjata, ka humbur betejën me sëmundjen rëndë. Lajmi për vdekjen 15-vjeçarit është konfirmuar nga familjarët e tij në rrjetet sociale.

Floriseli ndodhej prej një muaji e gjysmë i shtruar në QSUT, ku po luftonte me një sëmundje të rëndë, e cila i preku organet por për fat të keq ai nuk ia doli ta mposhte dot sëmundjen.

Ndërkohë disa ditë më parë se prindërit e 15-vjeçarit bënë thirrje publike për ndihmë, që ai të nisej në Itali për mjekim më të specializuar për transplantim zemre.