100 mijë gjoba janë shqiptuar për dy muaj nga Policia

100 mijë gjoba janë shqiptuar për dy muaj nga Policia

Kronika March 20, 2023 - 23:02

Edhe pse drita portokalli në semafor tregon se shoferi duhet ta ngadalësojë veturën, një gjë e tillë shpesh nuk respektohet nga vozitësit. Përkundër kësaj, veturat edhe e rrisin shpejtësinë.

Përveç kësaj, në komunikacion ka edhe shkelje të tjera.E në të tilla raste, sipas Ligjit të Trafikut Rrugor, vozitësi duhet gjobitur.

Por sipas drejtuesve të mjeteve, në këtë drejtim nuk po bëhet mjaftueshëm.

Megjithëse, ka edhe prej tyre që thonë se dënimet për këso veprash penale kanë dhënë rezultat.

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve të komunikacionit, Bekim Ahmeti shprehet skeptik në zbatimin e ligjit nga ana e policëve të trafikut rrugor.

Madje edhe ironizon me menaxhimin e situatave nga ana e zyrtarëve policorë.

“Në shumicën e rasteve gjobat i fal, ose e luan rolin e një organi këshillues e jo vendimmarrës. Jo policia jonë ta lujë rolin e një organizate joqeveritare edh etë bëjë si organ këshillues, “ ish dasht – s’ish dasht”. Aty ku shkelet ligji, ose shqipëtohet dënimi ose nuk pengohet ngasësi fare, me lanë të lire”, tha Bekim Ahmeti, njohës i çështjeve të komunikacionit.

Ndër të tjera, sipas raportit të Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë kanë shqiptuar rreth 50 mijë gjoba të trafikut në muajin janar dhe rreth 48 mijë në muajin shkurt të këtij viti./teve1