Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që u kap me mbi 100 kg marihuanë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që u kap me mbi 100 kg marihuanë

Kronika January 31, 2023 - 11:06

Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, i cili është kapur me 107 kilogramë marihuanë.

I pandehuri, i cili ka qenë nën masën e ndalimit prej 48 orësh, është ndaluar më datë 29 janar, në orën 22:40, me një kamion “Iveco” me targa të huaja.

“Në bashkëpunim me oficerët e Doganës së Kosovës, gjatë kontrollimit në dy rezervuarët e derivateve janë gjetur bunkerë të modifikuar, ku në brendi kishte 101 paketime të plastikës me të substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Nga Njësia e Forenzikës është bërë sekuestrimi dhe tërheqja e dëshmive, ku pesha e përgjithshme e narkotikëve të sekuestruar ka qenë rreth 107 kilogramë. Po ashtu në cilësi të provave janë sekuestruar edhe një telefon celular, një GPS, disk diagrami i tahografit, një kamion, 95 euro, si dhe 2.500 dinarë. Në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, kurse rasti procedohet për veprime të mëtutjeshme, përderisa vazhdojnë veprimet hetimore nga drejtoria përkatëse”, thuhej në njoftim. /Zëri