Arrestohet një 42-vjeçar në Ferizaj, ushtroi dhunë ndaj gruas dhe vjehrrit

Arrestohet një 42-vjeçar në Ferizaj, ushtroi dhunë ndaj gruas dhe vjehrrit

Kronika January 30, 2023 - 08:39

Policia ka bërë të ditur se dje rreth orës 17:00 është arrestuar një person për dhunë në familje në Ferizaj.

I dyshuari N.M., 42-vjeçar, i cili për shkak të një mosmarrëveshjeje kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, D.M., 29-vjeçare.

Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

I dyshuari më pastaj kishte sulmuar edhe babanë e bashkëshortes.

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, rezulton se edhe më herët kishin të raportuara raste të dhunë në familje”, thuhet në komunikatë.

PK-ja bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Zëri