Aksion policor në Itali dhe Shqipëri, 43 arrestime për trafik ndërkombëtar droge

Aksion policor në Itali dhe Shqipëri, 43 arrestime për trafik ndërkombëtar droge

Kronika January 26, 2023 - 10:27

Një megaoperacion është zhvilluar nga Guardia di Finanza e Breshias, ku në bashkëpunim me Njësitë e Policisë Ekonomike kanë goditur një organizatë ndërkombëtare të trafikut të drogës.

Mediat italiane raportojnë se janë kryer 43 arrestime në itali, Shqipëri dhe vende të tjera evropiane. Gjithashtu bëhet me dije se janë sekuestruar mbi 4 milionë euro, të ardhura si rrjedhojë e aktivitetit kriminal.

Detajet e operacionit pritet të jepen gjatë një konference për shtyp nga prokurori i Bergamos, në orën 12.30.