Aksidentalisht qëllon me armë zjarri një person, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Aksidentalisht qëllon me armë zjarri një person, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Kronika December 30, 2022 - 08:53

Stacioni Policor në Rahovec, pasi kishte pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Dobidol-Rahovec, i është përgjigjur rastit dhe ka arrestuar të dyshuarin N.M., 1968, i cili dyshohet se rreth orës 23:00 në një aheng kishte shtënë me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, nga të shtëna dyshohet se aksidentalisht është qëlluar një person i moshës madhore, i cili vazhdon të trajtohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës për shkak të plagës së shkaktuar nga një predhë e plumbit, raporton Zeri.info.

“Në cilësinë e provave materiale, është konfiskuar një pistoletë prodhim turk me një karikator dhe katër gëzhoja të kalibrit 9 mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri