Një i vdekur dhe pesë të lënduar në aksidentin në Arllat [foto]

Një i vdekur dhe pesë të lënduar në aksidentin në Arllat [foto]

Kronika December 08, 2022 - 09:18

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Arllat – Malishevë.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” se një person ka mbetur i vdekur në aksidentin që ishin përfshirë dy vetura, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat - Malishevë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, një prej tyre nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësja e Policisë për rajonin e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ahmeti shtoi se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Me rastin po merret hetuesia nga Njësiti i Trafikut Rrugor”, shtoi Ahmeti.

“Zëri” ka siguruar foto nga vendi i aksidentit. /Zëri

Image

Image

Image