Një i mitur kapet me armë në Merdar

Një i mitur kapet me armë në Merdar

Kronika December 06, 2022 - 10:42

Policia ka arrestuar dje një të mitur në pikën e kalimit kufitar në Merdar.

Sipas Policisë, ai është kapur me armë me pesë fishekë, raporton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur, pasi në valixhen e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë dhe pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e plotë të Policisë. /Zëri