
Vdes në moshë të re artisti Arlind Gjikolli-Gjikla
Kronika
December 05, 2022 - 22:03
Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur ish-reperi i grupit WNC nga Peja, Arlind Gjikolli
Ai për dhjetë vjet ishte edhe drejtor menaxhues i portalit Telegrafi, raporton Zeri.info.
Lajmin e bëri të ditur gruaja e tij, Vjosa Loci Gjikolli përmes një postimi në Facebook.
“Një zemër e mirë u ndal. Të dua përjetë”, shkroi ajo.
Kujtojmë se disa nga këngët e grupit WNC janë “Çka kom pasë”, “Qikat e mira”, “Për ty” etj. /Zëri