IPK-ja rekomandon suspendimin e komandantit të Policisë në Lipjan dhe të tre zyrtarëve tjerë

IPK-ja rekomandon suspendimin e komandantit të Policisë në Lipjan dhe të tre zyrtarëve tjerë

Kronika December 03, 2022 - 15:11

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) si rezultat i ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, kanë arritur deri tek dyshimi i arsyeshëm, se lidhur me zbatimin e Urdhrit-mbrojtës nga ana e zyrtarëve te Stacionit Policor Lipjan për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë, Hamide Magashi nga ish bashkëshorti i saj, Sokol Halili në oborrin e Klinikës Gjinekologjike të QKUK-së, ka elemente të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar “.

Përmes një postimit në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se IPK sipas detyrës zyrtare ka filluar hetim paraprak  mbi veprimet e ndërmarra policore në rastet që  policia ka trajtuar ndaj të dyshuarit S.H për “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”, raporton Zeri.info.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur nga veprimet hetimore deri më tani si të dyshuar për këto vepra janë katër zyrtarë policorë  të Stacionit Policor në Lipjan (Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues)