Han i Elezit: Arrestohet 55-vjeçari i kërkuar për rrezikim të trafikut publik
Kronika
October 07, 2022 - 13:34
Policët e stacionit në Han të Elezit sot në orën 09:30, në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit, kanë arrestuar personin e kërkuar, Rr. Q., 55-vjeçar.
Sipas njoftimit, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, me dënim burgimi prej tre vjetësh e gjashtë muajve, raporton Zeri.info.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim. /Zëri