Arrestohet gjilanasi, posedonte substancave narkotike
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacionit Policor Viti gjatë një kontrolli rutinor në trafik ka ndalur me veturën e tij të dyshuarin H.G. (2002).
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur një substancë e dyshuar narkotike të llojit Marihuanë në peshë prej 1.37 g, raporton Zeri.info.
“Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar për procedim të mëtejmë ligjor.Kurse i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore”m thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu mësohet se në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti me Kallëzim Penal për “Posedim të paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan. /Zëri