Shtiu me armë në një aheng familjar, arrestohet i dyshuari në Obiliq
Kronika
September 11, 2022 - 08:27
Policia e Kosovës ka dje rreth orës 20:00 ka arrestuar një person pasi dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu familjar në Obiliq.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja si dhe nga i dyshuari është sekuestruar një revole me gas.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Zëri