Grabitje me armë në një pompë të benzinës në Gërlicë të Ferizajt
Foto: Ilustrim

Grabitje me armë në një pompë të benzinës në Gërlicë të Ferizajt

Kronika August 24, 2022 - 10:12

Dy punëtorë të një pompe të derivateve kanë raportuar në Polici se një person i dyshuar nën kërcënimin e armës ua ka grabitur një shumë parash dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur më 23.08.2022, rreth orës 23:43, në fshatin Gërlicë në Ferizaj, raporton Zeri.info.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë, punëtorë në pompën e derivateve, kanë raportuar se një i dyshuar nën kërcënimin e armës u ka grabitur një shumë parash dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njësitë policore kanë dalë ne vendin e ngjarjes, nuk ka të lënduar. Rasti është duke u hetuar. /Zëri