Aksident i rëndë në Tiranë, shoferja përplas një 27-vjeçare e më pas çiftin Hysa

Aksident i rëndë në Tiranë, shoferja përplas një 27-vjeçare e më pas çiftin Hysa

Kronika August 15, 2022 - 23:15

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e së hënës në zonën “Kodrat e Diellit” të Tiranës, ku 29-vjeçarja e identifikuar si Elinta Garo, përplasi me makinë tre këmbësorë.

Në informacionet tregohet se e reja ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur 27-vjeçaren e identifikuar si Alkuna Telhaj.

Me pas e tronditur ajo nuk ka arritur të kontrollojë makinën dhe ka përplasur në trotuar çiftin e bashkëshortëve Begzan dhe Valetina Hysa.

Policia e Tiranës njofton se ka shoqëruar në komisariat 29-vjeçaren, deri në zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.

Të plagosurit janë ndihmuar nga banorët e zonës dhe kalimtarët, më pas u dërguan në spital për të marrë mjekim.

Deri më tani çifti Hysa ka marrë dëmtime më të rënda dhe ndodhet ende në spital, ndërsa 27-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore. /tch