Kapen mbi 1000 copë fishekë të gjuetisë në Vërmicë

Kapen mbi 1000 copë fishekë të gjuetisë në Vërmicë

Kronika August 15, 2022 - 14:32

Dogana e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në orët e vona në pikëkalimin kufitar të Vermicës janë kapur mbi 1000 copë fishek të gjuetisë.

Sipas njoftimit, shtetasi kosovar ka tentuar që t’i shmanget kontrolles doganore, ku me ç’rast pas ndalimit nga zyrtarët policorë në pjesën e gomës i janë gjetur municion gjuetie.

“Automjeti është dërguar për kontroll të mëtejmë në Shqipëri derisa nuk është gjetur mall tjetër.Ndërsa ndaj të dyshuarit është inicuar rasti për kontrabandim të muncionit. Municioni i gjuetisë është konfiskuar dhe rasti është dorëzuar te Policia e Kosovës”, thuhet ndër të tjera. /Zëri

 

Image