I gjenden një pushkë mitraloz dhe një “AK-47”, arrestohet gjakovari
Foto: PK

I gjenden një pushkë mitraloz dhe një “AK-47”, arrestohet gjakovari

Kronika July 15, 2022 - 15:26

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:30 është arrestuar një person në Gjakovë për posedim të paautorizuar të armëve.

PK-ja njofton se i dyshuar është B.Sh., i lindur në vitin 1965, shtetas i Kosovës.

“Urdhër kontrolli është realizuar në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Cermjan-Gjakovë, me ç’rast është sekuestruar një pushkë mitraloz dhe një pushkë automatike ‘AK-47’ me dy karikatorë”, thuhet në njoftim.

Policia njoftoi se i dyshuari pas procedurave është liruar, ndërsa rasti vazhdon me hetime në procedurë të rregullt. /Zëri

Image