
Skenderaj: Shtiu me armë për ta kërcënuar babanë e ish-bashkëshortes, arrestohet
Kronika
July 05, 2022 - 08:45
Një person është arrestuar të hënën në fshatin Runik të Skenderajt.
Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari për shkak se kishte shtënë disa herë me armë në ajër, duke e kërcënuar babanë e ish-bashkëshortes së tij.
“I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë automatike ‘AK47’ së bashku me 7 fishekë, si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri