Katër të arrestuar dhe një i shoqëruar për vrasjen në Volljakë të Klinës
Kronika
April 28, 2022 - 23:37
Katër persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen që ndodhi sonte në Volljakë të Klinës.
Po ashtu lidhur me ngjarjen është shoqëruar në polici edhe një person tjetër.
Kështu tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
“Katër persona janë arrestuar që dyshohet se janë të involvuar në rast dhe një tjetër është shoqëruar, ku aktualisht është duke u intervistuar lidhur me rastin”.
Si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sontme në fshatin Volljakë të Klinës u vra një person dhe u plagosën dy të tjerë. /telegrafi