Arrestohet një person në Ferizaj, shëtiste me armë zjarri në brez nëpër qytet

Arrestohet një person në Ferizaj, shëtiste me armë zjarri në brez nëpër qytet

Kronika October 15, 2021 - 17:56

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person pasi që i njëjti në një kafeteri në një rrugë të Ferizajit ka mbajtur një armë në brez.

Sipas njoftimit të Policisë, 19-vjeçari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe të njëjtit i është konfiskuar edhe arma.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 11:00 ka pranuar një informacion se në një kafeteri në një rrugë të qytetit të Ferizajt, një person mban një armë në brez. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes për të zhvilluar hetimet, ndërsa sot ka arritur të identifikojnë personin dhe vendodhjen e tij”, thuhet në njoftim.

Nga PK-ja kanë bërë të ditur se i dyshuari, pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, rasti mbetet për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore. /Zëri