Rrahu gruan e tij, arrestohet ferizajasi

Rrahu gruan e tij, arrestohet ferizajasi

Kronika August 06, 2021 - 16:02

Policia e Kosovës ka arrestuar një 34-vjeçar në Ferizaj pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Sipas Policisë, i dyshuari e kishte rrahur gruan e tij pas një mosmarrëveshje.

“Stacioni policor në Kaçanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar një informacion për një rast dhunë në familje, ka arrestuar një person dhe të njëjtin e ka shoqëruar në stacion policor. I dyshuari A.L (M/K) 34 vjeçar, pas një mosmarrëveshje që kishte në familje, ka ushtruar dhunë fizike, ndaj gruas së tij ,XH.L ( F/K) e moshës 34 vjeçare , duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari A.L është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Zëri