Mbolli bimë narkotike në zonën e Koshares, kërkohet paraburgim për shtetasin shqiptar

Mbolli bimë narkotike në zonën e Koshares, kërkohet paraburgim për shtetasin shqiptar

Kronika August 06, 2021 - 13:18

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit të shtetasit nga Shqipëria A.H., i cili është arrestuar dje pas dyshimit se ka mbjellë dy parcela me bimë narkotike në zonën e Koshares.

I dyshuari kishte kultivuar në dy parcela bimën e kanabis sativa, me ç’rast ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

“Në vendin e njëjtë në këto parcela janë zbuluar 317 bimë të tilla, me madhësi deri në 1 metër, ku i pandehuri A.H. ka pasur për qëllim shitjen e tyre, për përfitim të dobisë së kundërligjshme pasurore”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari që nga dje gjendet në ndalim. /Zëri