Arrestohet i dyshuari që ofronte lokale për prostitucion në Gjilan, ishte në arrati nga viti 2018
Foto ilustruese

Arrestohet i dyshuari që ofronte lokale për prostitucion në Gjilan, ishte në arrati nga viti 2018

Kronika August 02, 2021 - 17:33

Njësia për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore në Gjilan ka arritur të arrestoj të dyshuarin M.SH. pasi ofronte lokale për prostitucion.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ka qenë në arrati që nga viti 2018.

Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Zëri