Arrestohen dy gjilanas, kapen me mbi një kg marihuanë

Arrestohen dy gjilanas, kapen me mbi një kg marihuanë

Kronika August 02, 2021 - 16:27

Nga mbrëmë e deri mëngjesin e sotëm, Policia në Gjilan ka zhvilluar një operacion me ç’rast ka arritur të arrestojë dy persona për blerje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Siaps njoftimit të Policisë, në veturën e të dyshuarve janë gjetur mbi një kg marihuanë.

“Në bashkëpunim me Njësitet e Trafikut Rajonal të Gjilanit, në fshatin Llabjan komuna Novobërd, kanë arritur ta ndalin veturën "Opel Corsa" me targa 01 dhe në momentin që patrulla kanë tentuar që ta bëjnë një kontroll rutine, i dyshuari ka arrit që përkohësishtë ti shmanget kontrollit, por që i njëjti sërish është ndaluar nga Njësiti i anti drogë-Gjilan afër fshatit Llabjan" në magjistralen Prishtine –Gjilan". Operacioni është zhvilluar deri në orët e hershme të mëngjesit të datës 02 korrik 2021 ku në vend të ngjarjes për asistencë është ftuar edhe Njësiti K/9 me qen nuhatës për kërkim të substancave narkotike. Pasi që kushtet e errësirës nuk kanë favorizuar kontrollimin e terrenit, operacioni ka vazhduar rreth orës 07:00 të mëngjesit të të njejtës ditë, ku njësiti i Anti drogë kanë arritur të gjejn një sasi të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 1064.8gr (Një kilogram e gjashtëdhjetë e katër pikë tet gram) pasi të dyshuarit gjatë ikjes e kishin shmangë substancën narkotike duke e hedhë jashtë veturës”, thuhet në njoftim.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se gjatë këtij operacioni është lënduar njëri nga hetuesit policor, i cili edhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan.

Pas marrjes së urdhrit për bastisje nga Gjykata në Gjilan, tek shtëpia e të njërit nga të dyshuarit është gjetur edhe një armë pistoletë, dhe shtatë copë fishekë të kalibrit.

“Të dy të dyshuari janë intervistuar intervistuar në prezencë të mbrojtësve ligjor. Me vendim të prokurorit të shtetit të dy të dyshuarit ndalen në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Rasti i kompletuar i dedikohet Prokurorisë Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjilan, me kallxim penal për rastet: "Blerje ,posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve ,substancave psikotrope dhe analoge ,NENI 267" ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës Zyrtare’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’”, thuhet në njoftijmin e Policisë. /Zëri