Plagoset me armë zjarri një person në Podujevë
Kronika
July 23, 2021 - 16:39
Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Penuh të Podujevës.
Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se personi i plagosur është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 16:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Penuh të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet për një person të plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Borovci.
Sipas tij, hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin. /Zëri