Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë
Foto ilustruese

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Kronika June 19, 2021 - 14:11

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00, policia ka marrë informacionin se në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në rrugën "Bajram Bahtiri" në Prishtinë, një person i plagosur nga arma e zjarrit ka kërkuar tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Ajo tha se bazuar në të dhënat fillestare është ngritur verzioni i hetimit se në rrugën “27 nëntori” në Prishtinë, personi është plagosur me armë zjarri, nën rrethana që aktualisht janë duke u hetuar.

“Përderisa personi i lënduar po merr mjekimin e nevojshëm në QKUK, hetuesit policor kanë nisur punën për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në rast”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për hetimin e krimeve tilla si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes./Zëri