Qytetarët i rrahin me stupca policët në Pestovë (VIDEO)
Kronika
January 01, 2021 - 22:58
Një rrahje brutale ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Pestovë.
Përleshja mes tyre ka ndodhur pas një aksidenti, ku personat e përfshirë në aksident janë rrahur mes vete. Në këtë rast ka ndërhyrë policia. Por, ndërhyrja e policisë nuk u ka pëlqyer të përfshirëve në aksident. Ndaj zytarëve policor janë përdorur edhe shkopinjë nga të dyshuarit.
Rastin për "Zërin" e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se policia ka arritur që t'i arrestojë katër persona.