Vdes në QKUK 13-vjeçarja nga Podujeva që u godit nga vetura para disa ditësh

Vdes në QKUK 13-vjeçarja nga Podujeva që u godit nga vetura para disa ditësh

Kronika November 29, 2020 - 11:56

13 vjeçarja nga Podujeva ka vdekur sot rreth orës 6:20 e njëjta ishte duke u trajtuar në QKUK pas një aksidenti që ka ndodhur para disa ditësh.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Rr. Nacionale, fsh. Lluzhan, Podujevë 09.11.2020-09:40. Viktima femër kosovare-fëmijë (2007) e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar (si këmbësore) me datën e cekur, ka ndërruar jetë me datë 28.11.2020 rreth orës 06:20. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së./Zëri