Tentohet të futet drogë në burgun e Dubravës

Tentohet të futet drogë në burgun e Dubravës

Kronika November 23, 2020 - 18:05

Sot rreth orës 15:45 në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

Përmes një njoftimi, thuhet se oficerët korrektues gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht në rroba, kanë arritur ta parandalojnë futjen e subestancës së dyshuar narkotike, e cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar.

“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar subëstancën e dyshuar narkotike, i dënuari i dyshuar se substanca e dyshuar narkotike ka qenë e dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa familjari i dyshuar, sipas procedurës, për rastin është njoftuar policia”, thuhet në njoftimin nga Shërbimi Korrektues i Kosovës./Zëri