Vidhen armë dhe para të gatshme në Ferizaj

Vidhen armë dhe para të gatshme në Ferizaj

Kronika September 17, 2020 - 11:53

Dje rreth orës 01:35 një person nga komuna e Ferizajt ka raportuar një rast vjedhjeje në shtëpinë e tij.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në pushime jashtë shtetit në shtëpinë e tij janë vjedhur dy armë me leje, armë gjuetie dhe një armë ‘Bereta’, disa funte dhe euro, para të gatshme”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë.

Sipas Policisë, rasti është nën hetime. /Zëri