Gjendet një mjet shpërthyes në Gjakovë
Foto : Ilustrim

Gjendet një mjet shpërthyes në Gjakovë

Kronika September 15, 2020 - 10:16

Një person nga komuna e Gjakovës gjatë ditës së djeshme ka raportuar në stacionin policor se kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se derisa ishte duke kryer disa punime në një fushë kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësia për Deminim e FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e mjetit pa ndonjë incident”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.