E infektuara me COVID-19 në Vushtrri nuk respekton vetizolimin
Kronika
July 07, 2020 - 08:43
Një femër e infektuar me COVID-19 nga Vushtrria është hasur mbrëmë në ambiente publike nga ana e policisë së Kosovës.
“Raportohet se njësiti policor gjatë patrullimit ka vërejtur të dyshuarën femër kosovare, e infektuar me virusin COVID-19”, thuhet në raportin e Policisë.
Në konsultim me prokurorin, ndaj të dyshuarës është iniciuar procedure penale dhe ajo do të intervistohet kur të kalojë periudha kohore e përcaktuar nga IKSHPK-ja. /Zëri