Detaje të reja nga trafiku i drogës Itali-Shqipëri, kush po drejton hetimet nga Tirana

Detaje të reja nga trafiku i drogës Itali-Shqipëri, kush po drejton hetimet nga Tirana

Kronika June 30, 2020 - 11:43

37 persona janë arrestuar në Itali dhe Shqipëri gjatë një operacioni të Departamentit të Antimafias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare, të cilat ishin koordinuar me një skuadër të përbashkët investigative.

Gjatë hetimit, u kapën afërsisht 3.5 ton drogë e llojit marijuana, kokainë dhe hashash, vlera e së cilës është 40 milion euro.

Image

 

Detaje mbi hetimet do të jepen në orën 12.00 gjatë një konference për shtyp ku do të marrin pjesë prokurori kombëtar antimafia Federico Cafiero De Raho, Arben Kraja, Kreu i Prokurorisë Speciale Antikorrupsion dhe Krimi i Organizuar (SPAK) , Filippo Spiezia, nënkryetar dhe anëtar për Italinë e Eurojust, Giuseppe Volp e, prokura e Republikës së Barit dhe drejtori i Dia Giuseppe Governale.

Image

Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro, si dhe në bashkëpunim me Autoritetet Shqiptare, me CriminalPol, me zyrën ndërlidhëse të Interforze në Tiranë e me koordinimin e Eurojust, çoi në arrestimin e 37 personave si përgjegjës të një trafiku ndërkombëtar droge.

Image

Operacioni i përbashkët u krye pas hetimeve të operacioneve të koduar “Kulmi” e “Shefi”. Në orët e para të mëngjesit të sotëm po kryhet dhe urdhri i sekuestrimit të pasurive të të arrestuare  me vlerë deri në 4 milionë euro./abcnews.al