Prangoset 19-vjeçari, dyshohet për vjedhjen e një veture në Leposaviq
Foto: Laura Hasani

Prangoset 19-vjeçari, dyshohet për vjedhjen e një veture në Leposaviq

Kronika January 19, 2025 - 18:41

Një 19-vjeçar është arrestuar për vjedhjen e një veture në Leposaviq.

Polici përmes njoftimit ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është vjedhur një veturë, ku më pas  njësitet policore kanë ndërmarrë veprime operative dhe hetimore me qëllim ndriçimin e rastit.

“Si rezultat është identifikuar i dyshuari N.K., 19 vjeç, i cili është arrestuar dhe me pas është shoqëruar në stacionin policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari e ka pranuar kryerjen e veprës penale së bashku me një person tjetër, i cili është identifikuar dhe aktualisht është në kërkim policor.

Automjeti pas përfundimit të procedurave policore I është kthyer pronarit.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale”, thuhet në njoftimin e PK-së.