Dyshohet për një person të djegur në një veturë afër fshatit Vlashnjë të Prizrenit

Dyshohet për një person të djegur në një veturë afër fshatit Vlashnjë të Prizrenit

Kronika June 21, 2020 - 17:56

Një rast i vdekës së dyshimtë është duke u hetuar nga policia dhe prokuroria në fshatin Vlashnjë të Prizrenit, raporton Zeri.info

Siç ka mësuar “Zëri”, atje po dyshohet se është djegur një veturë bashkë me një person brenda saj, por policia në këto momente nuk ka konfirmuar këtë, pasi në vendin e ngjarjes, siç kanë thënë, janë duke hetuar rastin si vdekje e dyshimtë, pa dhënë më shumë detaje.

Zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka dhënë detaje për këtë rast.

“Në afërsi të fshatit Vlashnjë të Prizrenit, Policia së bashku me Prokurorin e Shtetit, janë duke hetuar një rast si vdekje e dyshimtë. Informata është marrë në ora 15:17 në afërsi të fshatit Vlashnjë. Të gjitha njësitet janë ende në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rrethanat në lidhje me këtë rast”, ka thënë Veseli./Zëri