Policia arreston të riun, dyshohet për hedhje të mjeteve piroteknike në drejtim të Kuvendit [video]
Foto: Laura Hasani

Policia arreston të riun, dyshohet për hedhje të mjeteve piroteknike në drejtim të Kuvendit [video]

Kronika October 05, 2026 - 15:25

Një i ri është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet për hedhje të mjeteve piroteknike në drejtim të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, shkruan Zeri.info.

I njëjti, në një video që është publikuar nga “Piramida Media”, gjatë momentit të arrestimit ka thënë se nuk e ka kërcënuar asnjë polic e as nuk e ka lënduar askënd.

“E drejt e tyre është me më arrestu. Unë nuk kam bërë asgjë, as nuk i kam kërcënuar as nuk e kam lënduar askënd. Këta janë duke e kryer punën e tyre”, deklaroi i riu gjatë arrestimit.

Rasti po trajtohet nga Policia e Kosovës, ndërsa veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në koordinim me organet e drejtësisë. /Zëri