32 aksidente në 24 orët e fundit
Kronika
June 02, 2020 - 10:43
Gjatë 24 orëve të fundit në Republikën e Kosovës kanë ndodhur 32 aksidente.
Policia e Kosovës ka raportuar se nga to 8 aksidente janë me të lënduar, ndërsa 24 të tjera me dëme materiale, transmeton “Zeri.info”.
Sipas raportit 24-orësh, janë shqiptuar 1100 tiketa trafiku, 9 persona janë arrestuar, 7 janë dërguar në mbajtje dhe 1 person është në vuajtje të dënimit. /Zëri