Të shtëna armësh në Deçan, tre të dyshuar arrestohen për vrasje në tentativë
Foto: Laura Hasani

Të shtëna armësh në Deçan, tre të dyshuar arrestohen për vrasje në tentativë

Kronika October 23, 2026 - 09:44

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin për vrasje në tentativë.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, rasti ka ndodhur dje (e enjte) në orët e hershme të mëngjesit, në Deçan.

Pistoleta që dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar, kurse me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

“Deçan, 22.10.2026 - 05:15. Lidhur me rastin e lartcekur janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi kishin tentuar ta ndalojnë veturën e ankuesit mashkull kosovar dhe njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të ankuesit. Pistoleta që dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Zëri