Plagoset një person në Mitrovicë

Plagoset një person në Mitrovicë

Kronika April 22, 2020 - 23:08
Policia rajonale në Mitrovicë ka njoftuar për një person të plagosur sonte në këtë qytet.

Avni Zahiti, zëdhënës i policisë rajonale për Mitrovicë, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 21.50.

“Rreth orës 21:50, policia në Mitrovice ka pranuar informacion për një person të plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore me urgjencë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. Personi i plagosur po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës. Njësitë përkatëse policore janë duke u marrë me rastin”, është shprehur ai.