Banori i Rahovecit tmerrohet nga ajo çfarë gjen në oborr

Banori i Rahovecit tmerrohet nga ajo çfarë gjen në oborr

Kronika April 07, 2020 - 12:17
Policia jep detaje lidhur me rastin

Një banor i fshatit Celinë të Komunës së Ravovecit në oborrin e tij ka hasur ne dy thasë në të cilët gjendeshin mjete shpërthyese. Për këtë rast është njoftuar Policia e Kosovës të cilët kanë bërë sigurimin e vendit, e më pas të njëjtat mjete janë tërhequr nga aty, me ndihmë të FSK-së, përcjell “Zëri.info”.

“Fsh. Celinë. Rahovec, 06.04.2020-15:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se duke punuar në oborrin e shtëpisë së tij kishte hasur në dy thasë në të cilët kishte pas mjete shpërthyese. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policore i cili ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Njësiti EOD i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes i cili në mënyrë të sigurt i ka tërheqë nga vendi mjetet shpërthyese”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./ZËRI

Lexo edhe Gjakovari nuk respekton masat, hap qebaptoren dhe kapet ‘mat’ nga Policia
Kronika April 07, 2020