10 të arrestuar në Pejë për veprimtari të paligjshme të bixhozit

10 të arrestuar në Pejë për veprimtari të paligjshme të bixhozit

Kronika March 30, 2020 - 14:19

Të dielën janë arrestuar dhjetë persona në Pejë, për shkak të ushtrimit të veprimtarisë së paligjshme të bixhozit dhe për shkak të mosrespektim të masës mbrojtëse ndaj pandemisë.

Sipas raportit zyrtar nga Stacioni Policor në Pejë, të dielën është zhvilluar një operacion me urdhëresë së Gjykatës Themelore në Pejë, pasi që dyshohej se në lokacionin e njohur si “Qendra Zejtare” në Pejë po zhvillohej veprimtari e paligjshme e bixhozit.

Në raport thuhet se pas intervenimit nga ana e policisë në këtë lokal, janë gjetur dhjetë persona të dyshuar për mos respektim të masave mbrojtëse nga Covid-19, të cilët më pas janë arrestuar.

Pas intervistimit nga prokurori i shtetit, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt, kurse pronari i lokalit është ndaluar në qendrën e mbajtjes.

Tutje në këtë raport thuhet që në lokal janë gjetur edhe para dhe gjësende të tjera, kurse më pas ky lokal është mbyllur nga inspektorët komunal.